Skënderbe Hebibi nga PDK-ja: Nuk do të lejojë cenimin e emblemave të UÇK-së në Kosovë

Skënderbe Hebibi nga PDK-ja ka bërë një deklaratë të ashpër lidhur me çështjen e emblemave të UÇK-së, duke thënë se nuk do të lejojë cenimin e tyre nga askush.

Në Kuvendin Komunal të Vitisë, ai deklaroi se kushdo që prek emblemat e UÇK-së, përfshirë edhe pjesëtarë të institucioneve, do të përballet me reagimin e tij personal, duke përdorur gjuhë të rëndë gjatë deklarimit. “Kush i prek emblemat e UÇK-së, qoftë edhe Policia e Kosovës, ka punë me mua personalisht, sikur që i kam dalë zot gjatë luftës, i dalë zot edhe pas luftës.

Kush i prek unë ia q* nënën plumb.


- Advertisement -

Nuk ka kush e prek.

Ky është mendimi im personal nuk ka lidhje me partinë”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Reagimi i tij lidhet me dënimin e një djali të dëshmorit i cili është gjobitur nga zyrtarët policorë për emblemën e UÇK-së në targa, rast ky i cili ndodhi para disa ditëve.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *