Aktorja e njohur nga Tropoja, Arjola Demiri, ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, i cili në listën zgjedhore garon me numrin 34.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Demiri ka vlerësuar figurën e Hasanpapajt. ‘Kosovës i duhen më shumë burra si ti.
Burra me integritet, me vizion, me guxim dhe me përgjegjësi ndaj vendit dhe qytetarëve’, u shpreh ajo.
Tutje tha: ‘Jam krenare që të njoh prej afër dhe besoj se vlerat që përfaqëson janë ato që i duhen sot më shumë se kurrë Kosovës.
Suksese në çdo hap të rrugëtimit tënd’.
Hasanpapaj ndërkohë është jurist dhe ligjërues universitar, me mbi 16 vite përvojë në fushën e drejtësisë, sundimit të ligjit dhe reformave gjyqësore.
Për 11 vite ka ligjëruar të Drejtën Private Evropiane dhe të Drejtën e Bashkimit Evropian në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.






