Avdullah Hoti kritikon pushtetin aktuel për dështimin e projekteve energjetike në Kosovë

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar pushtetin aktual për dështimin e dy projekteve madhore në Kosovë.

Ai ka thënë se projektet energjetike ‘Kosova e Re’ dhe ‘Centrali i gazit’ janë projektet më strategjike të Kosovës, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hoti ka vlerësuar veprimet e qeverisë së Kurtit si anti-shtetërore dhe anti-amerikane, duke e konsideruar anulimin e këtyre projekteve si një maskim për qëllime ekonomike.


- Advertisement -

Ai ka thënë se është e rëndësishme që Qeveria e ardhshme të rikthehet te zbatimi i këtyre projekteve për të siguruar varësi energjetike nga SHBA.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *