Konferenca për media: Trendet e keqinformimit në zgjedhjet e 7 qershorit

Platforma për verifikim të fakteve Hibrid.info ka organizuar një konferencë për media për të diskutuar trendet e reja të keqinformimit në zgjedhjet e 7 qershorit.

Në konferencë u prezantuan rreziqet e keqinformimit gjatë fushatës zgjedhore dhe mënyrat për t’u adresuar ato.

Hulumtuesit e Hibrid.info identifikuan disa forma të keqinformimit, duke theksuar rrezikun e sondazheve të rreme në media sociale.


- Advertisement -

Etrit Rexhepi u shpreh se këto sondazhe përdoren për të manipuluar opinionin publik, duke krijuar një perceptim politik artificial.

Kjo përmbajtje shkakton reagime të mëdha në rrjetet sociale dhe shkakton dyshime për metodologjinë dhe saktësinë e tyre.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *