Tragjedi në Skoci: Adoleshenti vdes në ujëvarë, autoritetet bëjnë apel për kujdes

Një adoleshent në Skoci ka humbur jetën në ujëvarën Bracklinn Falls, në Stirlingshire të Skocisë.

Sipas autoriteteve skoceze, policia u njoftua rreth orës 18:45 të së enjtes për një person në vështirësi në zonën e ujëvarës.

Pas ndërhyrjes së shërbimeve emergjente, adoleshenti u gjet pa shenja jete.


- Advertisement -

Policisë së Skocisë nuk e trajton rastin si i dyshimtë dhe dosja do t’i referohet prokurorit fiskal për procedurat ligjore.

Ujëvarat Bracklinn Falls janë brenda parkut kombëtar Loch Lomond and The Trossachs National Park, një nga zonat më të vizituara turistike në Skoci.

Ngjarja tragjike është vetëm një nga disa incidentet fatale të regjistruara ditët e fundit në Britaninë e Madhe.

Autoritetet britanike kanë bërë apel për kujdes të shtuar pranë ujërave, duke paralajmëruar për rrezikun e aksidenteve tragjike në kushte të rrezikshme për të rinjtë dhe personat e tjerë të cilët frekuentojnë zona të pambikëqyrura.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *