Kryeziu i PDK-së shoqëruar nga policia për mos përfillje të urdhrave në Prishtinë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Qëndrim Kryeziu, u shoqërua nga organet e rendit pasi nuk i përfilli urdhrat e Policisë së Kosovës gjatë aksionit për rrënimin e një pompe të derivateve në Zonën Industriale në Prishtinë.

Kryeziu iu drejtua një zyrtare policore me fjalët: ‘Asnjë fjalë nuk po e du!

A po ma liron vendin me dëshirën tënde apo po i marrim ne veprimet tona?’ Rrënimi i objektit, sipas Kryeziut, po bëhet në përputhje me urdhrin e gjykatës.


- Advertisement -

Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë Policinë e Kosovës për sqarime rreth ndalimit ose arrestimit të Kryeziut, por nuk ka marrë përgjigje deri më tani.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *