Temperaturat në rritje: Prisni një verë të nxehtë për Shqipërinë dhe Kosovën

Muaji maj i këtij viti ka shënuar temperatura të larta, duke sinjalizuar një verë të nxehtë në vijim.

Në lidhje me atë se çfarë pritet gjatë verës, ka folur meteorologia Rrezarta Gjakollari në emisionin “Ora 7”.

Ajo theksoi se rritja e temperaturave është pasojë e ngrohjes globale dhe se çdo vit po përballemi me temperatura gjithnjë e më ekstreme. “Sipas të dhënave sezonale nga zyra meteorologjike në Londër, për tre muajt e verës, qershor, korrik dhe gusht, pritet që temperaturat të jenë mbi mesatare”, tha ajo.


- Advertisement -

Sipas saj, edhe Shqipëria dhe Kosova po preken nga këto valë të të nxehtit, të cilat po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më intensive.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *