Brendi i njohur për produkte shtëpiake dhe komoditet “Comodita Home” ka inauguruar këtë të enjte dyqanin më të ri në Mega Shopping Mall në Gjevgjeli.
Hapja u shoqërua me oferta atraktive për klientët, përfshirë zbritje deri në 70% për blerësit e parë, voucherë dhe surpriza që do të vazhdojnë deri në fundjavë.
Për klientët më të shpejtë, s’munguan as dhuratat.
Sipas menaxheres regjionale Dorontina Ismajli, interesimi më i madh i klientëve vazhdon të jetë për dyshekët.
Teksa në radhë pas tyre janë çarçafët dhe produktet tjera shtëpiake.
Me koncept modern, produkte cilësore dhe oferta familjare, “Comodita Home” synon të bëhet një nga destinacionet më të frekuentuara të blerjeve në këtë qendër tregtare.
Me hapjen e dyerve në këtë dyqan të Maqedonisë së veriut, Comodita numëron 116 sosh në plotni.






