Gjykata në Elbasan cakton arrest me burg për regjisorin Petri Bozo

Gjykata në Elbasan ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 61-vjeçarin, regjisori Petri Bozo.

Vendimi erdhi pas shqyrtimit të rrethanave të aksidentit rrugor ku ai u përfshi disa ditë më parë.

Sipas dosjes hetimore, Bozo dyshohet se ka shkaktuar aksidentin rrugor në të cilin humbi jetën djali 7-vjeçar Algit S.


- Advertisement -

Organi i akuzës paraqiti provat nga vendi i ngjarjes dhe kërkonte izolimin e Bozos në qeli, kërkesë që u pranua nga gjykata.


- Advertisement -