Mikel Arteta justifikon zëvendësimin e portierit në Arsenal

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka komentuar vendimin e tij për të zëvendësuar portierin Aron Ramsdale me David Rayan.

Atëbotë kjo ishte konsideruar një lëvizje e rrezikshme pasi që Ramsdale ishte konsoliduar si portier tek Topçinjtë, por strategu spanjoll kishte ndërmarrë rrezikun gjithsesi. “Ndryshimi i portierit, nga Ramsdale te Raya, ishte i vështirë për t’u arsyetuar brenda klubit, si dhe jashtë tij, sepse ndoshta nuk bënte sens për të gjithë”, ka thënë Arteta. “Edu më pyeti nëse isha 100 për qind i sigurt.

Ai më tha që kjo gjë do të më ekspozonte, por prapë doja ta bëja një gjë të tillë”.


- Advertisement -

Kjo iu shpagua pasi Raya doli të jetë ndër figurat më vendimtare për Arsenalin në luftën drejt titullit kampion të Anglisë, gjë që e arriti pas 22 vjetësh pritje.


- Advertisement -