Policia e Kosovës sekuestron dy armë zjarri në Prizren

Në ditët e fundit, Policia e Kosovës në Prizren ka sekuestruar dy armë zjarri në raste të ndara.

Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Lubizhdë e Hasit, ku një person u kap për shtëna me armë gjatë një gazmendi familjar dhe u ndalua për 48 orë.

Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në rrugën ‘Remzi Ademaj’, ku një person është kapur me një pistoletë me këllëf dhe u ndalua për të njëjtën periudhë.


- Advertisement -

Armët dhe municioni janë sekuestruar si prova materiale.


- Advertisement -