LDK hap fushatën zgjedhore me tubim elektoral në Prishtinë

LDK pritet të nisë zyrtarisht fushatën e saj për zgjedhjet e parakohshme parlamentare me një tubim elektoral që do të mbahet sonte në Prishtinë.

Sipas njoftimit të partisë në Facebook, tubimi do të nisë në orën 18:00 në Sallën ‘1 Tetori’, ku do të prezantohen kandidatët për deputetë.

Ky aktivitet shënon fillimin formal të fushatës së LDK-së për Kuvendin e Kosovës.


- Advertisement -

Në tubim, partia pritet të prezantojë ekipin e saj zgjedhor dhe orientimet kryesore politike për periudhën e fushatës.


- Advertisement -