Rastet kanë ndodhur në rajonin e Dukagjinit, ndërsa raste të tjera janë raportuar edhe në Prishtinë dhe Rahovec.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të dyshuarit janë arrestuar ose janë shoqëruar në polici. “Rahovec / 27.05.2026 – 06:00.
Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar i kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Prishtinë 27.05.2026 – 00:19. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj dy viktimave femra kosovare.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.






