Londrim Mekaj rikthehet në rrjetet sociale me një njoftim të papritur

Pas një periudhe mungese në rrjetet sociale, Londrim Mekaj është rikthyer sërish në vëmendjen e fansave me një njoftim që ka ngjallur shumë kuriozitet.

Fituesi i Big Brother VIP Kosova, i cili kohët e fundit kishte shqetësuar ndjekësit me largimin e tij të papritur nga platformat sociale, ka vendosur të zbulojë arsyen e ‘zhdukjes’.

Sipas tij, kjo periudhë nuk ka qenë aspak pushim, por një fazë intensive pune dhe përkushtimi në muzikë.


- Advertisement -

Përmes një postimi në TikTok, Londrimi ka treguar se gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë i mbyllur në studio, duke punuar në projekte të reja muzikore dhe duke përgatitur material të freskët për publikun.

Rikthimi i tij vjen edhe me një surprizë të madhe për fansat, pasi ai ka bërë të ditur se shumë shpejt do të publikohet projekti i tij i ri muzikor, EP me titull “Afterparty”.

Ky projekt do të përmbajë disa këngë të reja, ndërsa publikimet do të vijnë në mënyrë të vazhdueshme.


- Advertisement -