Policia e Kosovës parandalon rastin e kontrabandimit të kafshëve në Dumnicë

Sot, Policia e Kosovës ka ndërhyrë në fshatin Dumnicë për të parandaluar një rast të kontrabandimit të kafshëve.

Njësitet policore kanë ndaluar dy automjete të dyshuara me targa vendore, ku janë gjetur 27 dele dhe katër qengja pa matrikula.

Dyshohet se kafshët janë kontrabanduar nga Serbia në Kosovë.


- Advertisement -

Një person është arrestuar në lidhje me këtë rast, por më pas është liruar në procedura të rregullt.

Automjetet dhe malli janë dërguar në terminal doganor për procedura të mëtejme.


- Advertisement -