Edi Rama: Shqipëria më afër se kurrë me Bashkimin Evropian

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se shteti shqiptar është më afër se kurrë me Bashkimin Evropian.

Nga Durrësi, në 35-vjetorin e Partisë Socialiste, Rama është shprehur se nga nesër, fillon mbyllja e grupkapitujve, me konferencën ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel. ‘Qëllon edhe që sot të jetë dita përpara mbledhjes, konferencës ndërqeveritare Shqipëri-BE nesër, ku do të vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE.

Shqipëria, pasi hapi të gjitha kapitujt në kohë rekord, tanimë konsiderohet e gatshme për të filluar nga mbyllja e kapitujve të negociatave.’, ka deklaruar Rama.


- Advertisement -

Kryeministri shqiptar ka thënë se konferenca e nesërme zhvillohet sipas kalendarit, me synimin e përbashkët që negociatat e anëtarësimit të mbyllen brenda 2027. ‘Është një majë që tani e prekim me sy dhe rrugën e kemi të piketuar.

Edhe kohën për ta zhvilluar atë rrugë e kemi të planifikuar.

Jemi sot, më afër se asnjëherë BE’, ka thënë Rama.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *