Rrustem Thaçi zgjidhet si kryetar i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Në një votim ku morën pjesë 11 anëtarë, Rrustem Thaçi u zgjodh si kryetar i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Gjashtë vota u dhanë për Thaçin, ndërsa pesë për kundërkandidatin e tij, Besnik Bislimaj.

Si në konkursin e kaluar, Besnik Bislimaj dhe Rrustem Thaçi ishin dy kandidatët e vetëm.


- Advertisement -

Komisioni zgjedhor përfshinte Ahmet Imamin, Astrit Hotin dhe Bislim Gashin.


- Advertisement -