Bianca Censori vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për stilin e saj të guximshëm.
Gjatë një daljeje me bashkëshortin e saj, Kanye West, në lokalin e njohur Chateau Marmont, ajo u shfaq me një veshje ekstravagante që mori menjëherë vëmendjen e medieve dhe fansave.
Arkitektja australiane 31-vjeçare zgjodhi një kostum trupi ngjyrë argjendi, shumë të hapur, që vinte në pah format e saj trupore, shkruan DailyMail.
Pamjen e kompletoi me taka platformë në nuancë nude dhe një xhaketë me thekë argjendi, ndërsa flokët biondë i kishte stiluar të ndarë anash.
Nga ana tjetër, Kanye West u shfaq me një stil më casual, i veshur me xhaketë bomber kafe, këmishë të bardhë dhe pantallona lëkure. Çifti u pa duke ecur dorë për dore teksa largoheshin nga lokali i famshëm në Los Angeles.
Që prej martesës së tyre në vitin 2022, Bianca është komentuar shpesh për zgjedhjet e saj të guximshme në modë.
Ajo ka tërhequr vëmendje edhe në evente të mëdha, përfshirë paraqitjen e shumëpërfolur në ceremoninë e Grammy Awards, ku u shfaq me një veshje transparente.






