Si të Aplikoni për Akreditim të Vëzhguesve për Zgjedhjet në Kosovë

Periudha e aplikimit për akreditim të vëzhguesve, e cila ka filluar më 5 maj, do të përfundojë më 30 maj 2026.

Gjatë kësaj periudhe, subjektet politike, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara në zgjedhje dhe të drejtat e njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja mund të dorëzojnë online kërkesën e tyre për akreditimin e vëzhguesve.

Për të aplikuar, përfaqësuesi i autorizuar duhet të plotësojë online të dhënat në platformën: https://apliko.kqz-ks.org.


- Advertisement -

Pas aplikimit, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike do të shqyrtojë dhe do të miratojë ose jo aplikimin fillestar.

Pas vërtetimit të aplikimit, do t’i përcjellë përmes emailit përfaqësuesit të autorizuar kredencialet për t’u qasur në platformën online në mënyrën që të bashkangjesë edhe të dhënat për personat e organizatës / medias që kërkon të akreditohen.


- Advertisement -