Dy bashkatdhetarë nga Malmo e Suedisë në udhëtim të gjatë drejt Prishtinës

Dy bashkatdhetarë nga Malmo e Suedisë, Valo Isufi dhe Shpejtim Gashi, kanë filluar një udhëtim të gjatë në këmbë drejt Prishtinës, me një distancë prej rreth 3.200 kilometrash.

Ata kanë ndarë eksperiencën e tyre në emisionin ‘Ora 7’, duke treguar se aktualisht janë në Burshtat të Gjermanisë pasi kanë përshkuar mbi 1.000 kilometra.

Ideja për këtë sfidë u lindi gjatë periudhës së pandemisë dhe tani po realizojnë udhëtimin e tyre drejt Kosovës.


- Advertisement -


- Advertisement -