Barrierat fizike dhe kufitare që po shkrihen çdo ditë nga përparimi i teknologjisë, iu ka mundësuar të rinjve kosovarë të kenë akses në tregun ndërkombëtar të punës.
Pagesat më të mira dhe liria e lëvizjes në orarin e punës po shihen si përparësi nga të rinjtë që çdo ditë e më shumë interesohen të punësohen nga kompanitë ndërkombëtare.
Një 27-vjeçar nga Prishtina, i cili prej tre vitesh punon në mënyrë remote për një kompani të huaj, ka rrëfyer për eksperiencën e tij drejt punësimit ndërkombëtar.
Ai tha se paga shumë më e lartë, qartësia në punë dhe përvoja janë nga beneficionet më të mëdha nga puna remote për kompani ndërkombëtare.
Në anën tjetër, i riu krahasoi eksperiencën e tij të punës për kompani vendore dhe ato ndërkombëtare duke potencuar se dallon niveli i profesionalizmit dhe numri i stafit.
Puna ime aktuale është Marketing Manager, pra unë menaxhoj kampanja marketingu të kompanive të ndryshme në Europë dhe Amerikë, kompani të cilat janë klient të kompanisë ku unë punoj, mirëpo kam projekte edhe anësore.
Se puna remote për kompani nga tregu ndërkombëtar i punës po bëhet gjithnjë e më tërheqës për kosovarët e thotë edhe njohësi i rrjeteve sociale, Diamant Bajra.






