Qyteti i Fierit ka hapur sezonin turistik me aktivitete verore në bregdetin e Darëzezës.
Në kuadër të hapjes së sezonit, u organizuan aktivitete festive si muzikë live, gara me kuaj dhe ndeshje boksi.
Autoritetet lokale bëjnë të ditur se këtë vit do të jenë funksionale gjashtë plazhe publike në Fier, të monitoruara nga roje bregdetare për sigurinë e pushuesve.
Në Durrës, aktivitetet filluan me garën tradicionale të notit.
Sezoni turistik synon të promovojë qytetin me turizmin bregdetar dhe kulturor, përmes hapjes së dy muzeve.
Përgatitjet për hapjen e sezoni turistik në Shëngjin janë në fazën përfundimtare, me fokus në pastrimin e hapësirave publike dhe përmirësimin e infrastrukturës.






