Ariana Musliu-Shoshi: Nuk ka nevojë për qeveri që i varfëron qytetarët me 100 euro!

Ariana Musliu-Shoshi është shprehur se vendi nuk ka nevojë për një qeveri që i varfëron qytetarët gjatë mandatit, e provon ta blejë dinjitetin e tyre me 100 euro.

Ky reagim vjen pas vendimit të qeverisë në detyrë për të ndarë nga 100 euro për disa kategori, dy javë para zgjedhjeve. ‘Qytetarët nuk kanë nevojë për një qeveri që i varfëron gjatë gjithë mandatit, e provon ta blejë dinjitetin e tyre me nga 100 euro!

Shteti nuk ndërtohet me lëmosha elektorale, por me dinjitet, zhvillim dhe shpresë për të ardhmen,’ shkruan Musliu-Shoshi në reagim.


- Advertisement -

ATV është projekt medial i themeluar nga ‘Media Invest’.

Me një ekip të dëshmuar në fushën e medias, me skemë programore shumë dimensionale, ATV do të kultivojë standarde të larta profesionale, duke raportuar nga Kosova, rajoni dhe bota.


- Advertisement -