Dëmtimi i azbestit gjatë punimeve në Termocentralin Kosova B

Sipas burimeve të një gazetares në Kosovë, Altiana Zogaj, gjatë punimeve në elektrofiltra është dëmtuar azbesti, i cili është kancerogjen.

Si rezultat, punonjësit janë larguar nga vendi i punës.

Tenderin për projektin e elektrofiltrave në Termocentralin Kosova B e ka fituar kompania gjermane “Engineering Dobersek GmbH”, ndërsa punimet po kryhen nga nënkontraktorë, përfshirë kompaninë shqiptare “Eurosteel”.


- Advertisement -

Remontin e turbinës e ka kompania amerikane “General Electric”.


- Advertisement -