Pasditja e 18 tetorit të vitit të kaluar ia ndryshoi jetën, Sh.R.
Në fshatin Slivovë të Komunës së Prishtinës, ai u aksidentua teksa po voziste, derisa në makinë qe edhe djali i tij.
Për Kiks Kosovën, ai rrëfen momentin se si kishte ndodhur aksidenti që i la me trauma babanë dhe të birin.
Si pasojë e aksidentit, 50-vjeçari thotë se ka pësuar disa lëndime në trup.
Teksa dëme pësoi edhe vetura me të cilën po udhëtonin e që nuk ishte e tyre, por e huazuar.
Ndonëse, kanë kaluar mbi 5 muaj që nga aksidenti, Sh.
R vazhdon të mbulojë vetë të gjitha shpenzimet, si të dëmeve materiale, ashtu edhe për trajtim dhe medikamente.
Kompania tek e cila familja në fjalë kishte sigurimin shëndetësor, 50-vjeçari thotë se i ofruan një ofertë kompensimi vetëm prej 4 mijë eurosh.
Kësisoj, Sh.
R ka angazhuar avokat dhe rastin e kanë dërguar në gjykatore.
Pas aksidenteve, qytetarët përveç shëndetit kanë dhe vështirësi të tjera procedurale.
Problemet kryesore për ta, avokati Zahir Hamza thotë se janë kompanitë e sigurimeve dhe procedurat për kompensim të dëmit.
Hamza thekson se në momentin kur ndodh aksidenti, shumica e qytetarëve fokusohen te gjendja shëndetësore dhe jo te kompensimi financiar.
Kësisoj, kompanitë e sigurimeve, ai thotë se e shfrytëzojnë mundësinë dhe nuk e vlerësojnë realisht dëmin e shkaktuar.
Avokati ngre shqetësime edhe për mënyrën se si, sipas tij, kompanitë ushtrojnë presion ndaj qytetarëve që të pranojnë oferta më të ulëta kompensimi.
Ndërsa, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë vitit 2024 dhe 2025 janë pranuar dhe trajtuar 264 ankesa lidhur me produktin e Sigurimit të Auto-Përgjegjësisë, prej të cilave 67 ankesa kanë qenë në lidhje me lartësinë e vlerësimit të dëmit për kompensim.
Sipas Bankës Qendrore, që të avancohet edhe më tutje kjo çështje, veçanërisht çështja e kritereve te dëmeve jo-materiale, qe evidentohen dallime të rëndësishme në raste të ngjashme, midis rasteve që vendosen në procese gjyqësore, BQK-ja është në proces të prezantimit dhe propozimit të ndryshimeve në Ligjin për Auto-Përgjegjësinë dhe paralelisht edhe në Rregulloren për Shpalosjen e Produkteve dhe trajtimit të ankesave.





