Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ua ka caktuar nga një muaj paraburgim shtatë të dyshuarve për kërcënim të votuesve në Graçanicë.
Kjo pasi gjykata e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë duke ua caktuar këtë masë të pandehurve M.D., B.P., Lj.K., M.D., N.R., B.L. dhe S.M.
Ata dyshohen për veprën penale ‘Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’.
Gjykata vlerëson se caktimi i masës së paraburgimit është masë adekuate për të shmangur arratisjen e të pandehurve dhe për të siguruar prezencën e tyre gjatë procedurës penale.


