LDK-ja ka publikuar një mesazh elektoral ku angazhohet për zhvillimin e vendit, mbështetjen për familjet dhe krijimin e perspektivës për të rinjtë.
Në postimin e fundit të fushatës, LDK-ja përcjell mesazhin për një ‘Kosovë që beson, që punon dhe që zhvillohet’, duke vendosur në qendër qytetarin dhe mirëqenien e familjeve kosovare.
Ky subjekt politik thekson se vendimmarrja politike duhet të jetë e orientuar drejt interesit të qytetarëve dhe të ardhmes së vendit.
Mesazhi elektoral i referohet lidershipit të Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku, si dhe ekipit të LDK-së, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e 7 qershorit.
Në fund të postimit, LDK-ja u bën thirrje votuesve që më 7 qershor të votojnë numrin 113, duke theksuar sloganin: ‘Voto 1.
Voto 2.’






