Tragjedia në Spanjë: Vajza 2-vjeçare vdes nga nxehtësia pasi u la në makinë për orë të tëra

Një vajzë 2 vjeçare ka vdekur nga nxehtësia, pasi u la për disa orë në një makinë në Galicia të Spanjës.

Fëmija pësoi arrest kardiak pasi babai i saj dyshohet se e kishte harruar gjatë rrugës për në punë.

Rasti u zbulua kur nëna e vajzës shkoi ta merrte nga çerdhja dhe u informua se ajo nuk kishte shkuar fare atë ditë.


- Advertisement -

Shërbimet emergjente u njoftuan menjëherë, por fëmija nuk arriti të mbijetojë.

Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes tragjike.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *