Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale e Kosovës ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj kryetarit të sindikatës, një pjese të kryesisë dhe gjashtë minatorëve, kallëzim i cili ishte bërë nga menaxhmenti i kaluar.
Vendimi i Prokurorisë është vlerësuar si një moment i rëndësishëm për sindikalizmin në Kosovë, pas grevës 10-ditore të minatorëve në tetor të vitit 2023.
Drejtësia ka konstatuar se veprimet e tyre nuk konsiderohen si vepra penale, duke e cilësuar këtë si një fitore për sindikalizmin dhe minatorët.
Sindikata ka paralajmëruar përgjegjësi për ata që kanë ngritur kallëzime të rreme ndaj tyre.
Minatorët nuk janë dorëzuar as në kohët më të vështira, as përballë okupatorëve, dhe as do të dorëzohen sot përballë atyre që mendojnë se pushteti i përkohshëm i bën të paprekshëm.






