Prezantuesja e njohur shqiptare Alketa Vejsiu është gjendur në një diskutim të shkurtër me ndjekësit e saj në një postim në rrjete sociale, i cili siç duket kishte marrë disa komente nga publiku.
Ajo ka publikuar një fotografi me vajzën Michelle, e cila siç u kuptua është vajza e bashkëshortit të saj nga një lidhje e mëparshme.
Duke treguar raportin e saj të ngushtë me të, ajo vendosi të ndajë disa fotografi dhe një përshkrim mjaft emocionues: “Michelle eshte motra e madhe e dy femijeve te mi.
Për jetën dhe ëndrrat e tua që do jenë të mëdha dhe të bukura si dritat, gratacelat dhe mundesitë pa kufij te #newyork.
E lumtur të ndaj me ty këtë rrugëtim së bashku, Nihau im.
Bëji prindërit e tu krenarë dhe neve të gjithëve.
Të duam të gjithë.” Ka pasur reagime nga ndjekësit, disa prej tyre spekuluan për marrëdhënien e saj me babain e vajzës.
Vejsiu iu përgjigj: “Nje burrë yll që ish single kur e takova”.
Një përdorues tjetër ngriti një diskutim duke thënë: “Po nga lidhja para se njiheshim bashke.
Po dhe e re jam.
Dhe kam 3 femije.
S’ka gjë me të bukur”.






