Përkujdesja e Ushtarëve Amerikanë të KFOR-it për Pajisjet Ushtarake në Kampin Bondsteel

Ushtarët amerikanë të KFOR-it vazhdimisht angazhohen për të mirëmbajtur pajisjet ushtarake, për të qenë në gatishmëri, varësisht situatave.

Në kampin ‘Bondsteel’, gjatë së mërkurës, është bërë mirëmbajtja e helikopterëve ‘UH 60 Black Hawk’.

Sipas misionit të KFOR-it në Kosovë, mirëmbajtje dhe inspektime të tilla ndodhin rregullisht. ‘Këto aktivitete kontribuojnë në ruajtjen e aftësisë së KFOR-it për t’iu përgjigjur situatave emergjente në regjion, duke riafirmuar angazhimin e tij për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.’ – thuhet në një postim të KFOR-it në rrjete sociale.


- Advertisement -


- Advertisement -