Projektet infrastrukturore që qeveria ka dështuar t’i mbyllë në Gjilan dhe Anamoravë
Gentrit Murseli, kandidat për deputet nga LDK-ja, ka renditur projektet infrastrukturore që qeveria ka dështuar t’i mbyllë në Gjilan dhe Anamoravë pavarësisht premtimeve nga zgjedhjet e vitit 2021.
Ai theksoi mungesën e përfundimit të autostradës që lidh Prishtinën me Luginën e Preshevës, stadiumin e qytetit, palestrat e tjera, duke shprehur zhgënjimin për mosrealizimin e investimeve kapitale në këto zona.
Sipas tij, qeverisja ka dështuar në shumë projekte kryesore infrastrukturore, ndërsa kërkon përgjegjësi për këtë situatë.

