Ish-finalisti i “Big Brother VIP Albania”, Miri, ka folur së fundmi në Top Albania Radio për përvojën e tij në shtëpinë e BBVA dhe për marrëdhëniet me ish-banorët pas përfundimit të spektaklit.
Ai nuk i kurseu kritikat ndaj disa çifteve të edicionit, duke i cilësuar se po i përdorin lidhjet romantike si strategji për të tërhequr vëmendje dhe për të përfituar.
Miri tha se çiftet Selin–Gimbo dhe Mateo–Brikena nuk janë aq të sinqerta sa mund të duken para publikut.
Pas përfundimit të BBVA-së, Miri tregoi se nuk ka pasur kontakt me Selin dhe se nuk mban mërzitje për të.
Ai ashpërsoi komentet për çiftin Mateo–Brikena, duke e quajtur Mateo-n banorin më “fallco” të edicionit.






