Raste të fruthit në rritje në Kosovë: urgjenca për vaksinim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka raportuar se gjatë periudhës 16 prill – 20 maj, janë konfirmuar 17 raste të fruthit.

Një numër i lartë rastesh është raportuar në Ferizaj, Prishtinë, Kaçanik, Lipjan, Fushë Kosovë, Gjilan dhe Shtime.

IKShPK bën thirrje urgjente për vaksinim, duke theksuar rrezikun për përhapje të sëmundjes.


- Advertisement -

Vaksinimi mbetet mënyra më efektive për parandalimin e fruthit dhe për mbrojtjen e shëndetit publik.

Bashkëpunimi dhe përgjegjësia e qytetarëve janë thelbësore në këtë situatë.


- Advertisement -