Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Rahovec gjatë mbrëmjes së së martës.
Një grua ka raportuar në polici se ishte kanosur nga djali i saj.
Ai gjithashtu kishte tentuar edhe vetëvrasjen.
I dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor dhe më pas në mbajtje.
Detaje të tjera për ngjarjen nuk janë zbuluar ende, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar.





