Brad Pitt dhe Ines de Ramon shfaqen së bashku në një event në Los Angeles

Brad Pitt dhe e dashura e tij Ines de Ramon janë shfaqur së bashku në një event në Los Angeles, ku nuk i kursyen as momentet e afërsisë para kamerave.

Aktori 62-vjeçar dhe dizajnerja e bizhuterive 33-vjeçare morën pjesë në premierën botërore të Mercedes‑AMG, e mbajtur të martën mbrëma, më 19 maj 2026, në ambientin e Sixth Street Bridge në Los Angeles. Çifti u panë duke ecur në tapetin e kuq dorë për dore dhe duke qëndruar pranë njëri‑tjetrit gjatë gjithë kohës, teksa përshkonin hapësirën e eventit dhe takonin mysafirë të tjerë VIP.

Në disa momente, ata u shfaqën edhe me krahët rreth njëri‑tjetrit, duke dhënë përshtypjen e një paraqitjeje të relaksuar dhe romantike.


- Advertisement -

Brad Pitt u nda për pak çaste nga Ines për të pozuar i vetëm para logos së Mercedes‑AMG, ndërsa u përmend edhe një moment i ngrohtë i tij me Andrea Kimi Antonelli.

Pitt u shfaq me flokë më të gjata dhe mustaqe, i veshur me një kostum ngjyrë bezhë, këmishë të bardhë dhe syze dielli me stil “vintage”, ndërsa e kompletoi dukjen me këpucë të zeza lëkure.

Nga ana tjetër, Ines de Ramon zgjodhi një fustan të kuq, pa rripa (strapless), me flokët e lëshuara dhe një make‑up natyral, por glam.

Edhe pse kanë preferuar ta mbajnë romancën larg vëmendjes së madhe publike, daljet e tyre së bashku kanë qenë herë pas here në qendër të mediave.

Kjo lidhje vjen pas divorcit të bujshëm të Brad Pitt me Angelina Jolie, i cili u finalizua në dhjetor 2024, pas një procesi të gjatë ligjor që nisi pas ndarjes së tyre në vitin 2016.

Pitt dhe Jolie kanë gjashtë fëmijë.

Dalja e tyre në Los Angeles erdhi pak ditë pas diplomimit të vajzës së Pitt dhe Jolie, Zahara, në Spelman College, ku emri i saj u lexua pa mbiemrin e të atit.


- Advertisement -