Morea Vejsa prezanton dokumentarin e emocionueshëm për babanë e saj: Një rrugëtim personal i ndjekur me pasion

Morea Vejsa, vajza e producentit të njohur dhe të ndjerë Fisnik Vejsa, ka realizuar së fundmi një dokumentar të veçantë kushtuar figurës së babait të saj.

Ajo ka publikuar në Instagram trailerin e dokumentarit, si dhe disa fotografi nga prapaskenat, ndërsa në mbishkrim ka ndarë edhe më shumë detaje për rrugëtimin emocional dhe personal që e shoqëroi këtë projekt. “Kam kaluar një vitin e fundit duke punuar në projektin më të veçantë – një dokumentar të dedikuar për babanë tim.

E udhëhequr nga rruga që ai la pas dhe duke e çuar përpara vizionin e tij, ky dokumentar u bë vendi im i sigurt; më mbajti të fortë përmes humbjes dhe më lejoi t’i ikja realitetit”, ka shkruar Morea.


- Advertisement -

Ajo ka shprehur gjithashtu falënderim për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë realizimit të dokumentarit, duke theksuar se ky projekt është krijuar në nderim të një njeriu që la gjurmë te secili që e njohu. “Jam pafundësisht mirënjohëse për të gjithë ata që qëndruan pranë nesh në këtë rrugëtim dhe ndihmuan që ky projekt të marrë jetë – për atë që la një shenjë te të gjithë ata që e takuan.

Së bashku, e kthyem dhimbjen në diçka të përjetshme…”, përfundon ajo.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *