Rap-artisti shqiptar i njohur, Bim Bimma, ka bërë një dhuratë të veçantë yllit me famë botërore, Dua Lipa.
Bimi i ka dërguar albumin e tij “NR” në adresë të këngëtares, duke e shoqëruar me një dedikim personal në ballinë.
Në një mbishkrim të shkruar me dorë, ai i ka dërguar fjalët: “Dua, të dua!
Krenarë që t’kena.
Bimi”, duke e nënshkruar.
Dua Lipa e ka publikuar albumin në Instagram Story, duke treguar vëmendjen ndaj këtij gjesti të reperit.
Këngëtarja ka shoqëruar postimin me disa zemra, duke shfaqur reagimin e saj të ngrohtë.





