Plagosje gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë në Mamurras: Detajet e fundit

Një person ka mbetur i plagosur, si pasojë e një shkëmbimi të zjarrit me zyrtarët policorë në Mamurras të Shqipërisë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë së martës dhe i palgosuri është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas raportimeve të mediave shqiptare, i plagosuri është qëlluar nga policia gjatë një ndërhyrjeje për neutralizimin e tij.


- Advertisement -

Gjatë operacionit, një prej efektivëve ka përdorur armën e shërbimit, duke e plagosur personin, i cili më pas është transportuar për trajtim të specializuar mjekësor.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga policia për detaje të mëtejshme lidhur me incidentin.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *