KQZ miraton dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Në mbledhjen e sotme, KQZ ka vendosur të miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit dhe broshurës për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Fletëvotimi përmban 21 subjektet politike të renditura sipas tërheqjes së numrave rendorë dhe do të përdoret për votimin në përfaqësi diplomatike më 6 qershor dhe në vendvotime në Kosovë më 7 qershor.

Në frymën e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në Republikën e Kosovës, përveç gjuhës shqipe dhe serbe, në fletëvotimet e disa komunave do të përdoren edhe gjuhët e komuniteteve tjera. “Kështu, në Komunën e Prizrenit, fletëvotimi do të përmbajë udhëzime në gjuhën turke dhe boshnjake; në Komunën e Mamushës në gjuhën turke; në Komunën e Obiliqit në gjuhën rome; ndërsa në Komunën e Dragashit në gjuhën boshnjake”, njofton KQZ.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *