Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pas fillimit të procedurave për themelimin e xhandarmerisë në Kosovë.
Ajo ka shprehur kritika ndaj kësaj nisme dhe ka thënë se vendi ka nevojë për shtet funksional, polici profesionale dhe institucione efikase, jo iniciaiva të nxituara që shërbejnë si spektakël politik para zgjedhjeve.
Musliu gjithashtu ka theksuar se siguria nuk ndërtohet me konferenca dhe postime në Facebook, por me strategji serioze dhe koordinim institucional.
Ajo gjithashtu ka kërkuar uniforma të reja për policët, sigurime shëndetësore dhe jetësore për personelin e sigurisë, si dhe paga të dinjitetshme për të. “Qytetarët sot kanë nevojë për vende pune, ulje të çmimeve, zhvillim ekonomik dhe siguri reale, jo propagandë dhe mashtrime.”






