Sylvinho largohet nga stolit e Kombëtares Shqiptare: ‘Faleminderit për mbarë bashkëpunimin!’

Trajneri brazilian Sylvinho nuk do të jetë më në krye të Kombëtares shqiptare pas 3-vjeçar e gjysmë me kuqezinjtë.

Në këtë konferencë, Sylvinho është përshëndetur për herë të fundit me familjen kuqezi, duke e mbyllur një periudhë që solli ndryshime të rëndësishme dhe rezultate historike për Kombëtaren shqiptare.

I emocionuar, ai ka falënderuar drejtuesit e Federatës, stafin teknik, futbollistët dhe tifozët për mbështetjen gjatë gjithë këtij rrugëtimi. ‘Faleminderit President.


- Advertisement -

Edhe për mua janë dy minuta me emocione.

Kemi vendosur që së bashku të mbyllet ky cikël, një cikël prej 3 vitesh e gjysmë në të cilin kemi punuar shumë mirë për të përfaqësuar këtë Kombëtare, një komb që më ka mirëpritur shumë mirë dhe e falënderoj shumë,’ ka deklaruar Sylvinho.

Ai ka theksuar se lidhja e krijuar me Shqipërinë dhe ambientin e futbollit shqiptar ka qenë e veçantë, duke shtuar se e njeh tashmë mirë vendin dhe njerëzit.

Sylvinho ka kujtuar gjithashtu edhe fillimin e aventurës së tij me Kombëtaren shqiptare, më 9 janar 2023, duke rikujtuar mesazhin e tij të parë në atë ditë.

Në fund të fjalës së tij, Sylvinho i ka uruar suksese pasuesit të tij në stol, Rolando Maran, duke i dëshiruar fat në ciklin e ri me Kombëtaren shqiptare, si dhe ka falënderuar Federatën dhe presidentin Duka për bashkëpunimin e deritanishëm.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *