Filmi biografik ‘Michael’ ka kaluar shifrën prej rreth 646 milionë euro në arkëtimet globale.
Vetëm gjatë fundjavës së fundit fitoi rreth 53 milionë euro në 83 tregje ndërkombëtare dhe u rikthye në vendin e parë në ‘box office’.
Në ShBA ka fituar afërsisht 259 milionë euro, ndërsa jashtë SHBA-së rreth 387 milionë euro.
Meqë filmi ende nuk është shfaqur në Japoni, pritet që të tejkalojë edhe ‘Bohemian Rhapsody’, i cili kishte arkëtuar rreth 838 milionë euro globalisht.
Një tjetër sukses i madh është ‘The Devil Wears Prada 2’, që deri tani ka fituar rreth 500 milionë euro globalisht.
Nga këto, rreth 162 milionë euro janë nga Amerika e Veriut dhe 340 milionë euro nga tregjet ndërkombëtare.
Filmi ka pasur sukses të madh sidomos në Mbretërinë e Bashkuar, Itali, Brazil dhe Meksikë.
Disney investoi rreth 92 milionë euro për prodhimin e tij.
Ndërkohë, ‘Mortal Kombat 2’ pati rezultate më të dobëta.
Filmi fitoi vetëm rreth 9.2 milionë euro gjatë fundjavës së fundit jashtë ShBA-së dhe ka arritur gjithsej rreth 93 milionë euro globalisht, ndërsa buxheti i prodhimit ishte afërsisht 74 milionë euro.
Edhe ‘Sheep Detective’ vazhdon të jetë në kinema, me fitime totale prej rreth 54 milionë euro globalisht.






