Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi i janë gjetur dy automatikë në makinën e tij.
Autoritetet dyshojnë se ai kishte për qëllim t’i shiste armët, raporton A2 CNN.
Ngjarja u zhvillua në rrugën “Myslym Keta”, ku policia e arrestoi 25-vjeçarin në flagrancë.





