Balerini Ilir Shaqiri i shokuar nga një shaka për vajzën Emily – emocionet e forta në Ferma VIP 3

Balerini Ilir Shaqiri, i cili ka dy muaj në Ferma VIP 3, e ka shprehur herë pas here mallin që ndjen për familjen, e veçanërisht për vajzën Emily.

Vajza është pika e tij e dobët, por një shaka gjatë spektaklit të së hënës e la të shokuar.

Iliri u përball me disa lajme, që nuk ishin të vërteta.


- Advertisement -

Në to shkruhej se vajza e tij ishte martuar pa praninë e tij.

Edhe pse me bindje të plotë tha se nuk do e bënte një gjë të tillë pa praninë e babait, duart po i dridheshin dhe sytë iu mbushën me lot.

Por pasi i thanë që kjo ishte një shaka, Iliri u takua me vajzën e tij Emily dhe të dashurin e saj.

Mes emocionesh të forta, dy të rinjtë i dhanë lajmin e bukur, se kanë nisur të studiojnë dhe të mësojnë gjuhën shqipe.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *