Abdixhiku dhe Osmani mirëpritur në Stanoc të Vushtrrisë: Fryma e re e bashkimit në Kosovë

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, bashkë me kandidaten për presidente të kësaj partie, Vjosa Osmani janë mirëpritur në Stanoc të Vushtrrisë.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i LDK-së tha se qytetarë që po e mbështesin bashkimin, përcjell Klankosova.tv. “Vazhduam në Stanoc, mes banorëve të këtij fshati, në një takim të ngrohtë e të sinqertë.

Kudo që po shkojmë, po pritemi me ngrohtësi e mbështetje.


- Advertisement -

Po ndiejmë qartë një frymë të re, qytetarë që po e mbështesin bashkimin, arsyen dhe një rrugë tjetër për Kosovën; larg lodhjes nga politika e propagandës, ndarjes dhe fajësimit të pafund.

Faleminderit për pritjen, fjalën e mirë dhe besimin që po na jepni gjithandej”, ka shkruar ai.

Abdixhiku nga Lipjani: Pamë jo vetëm kureshtje, por edhe shpresë


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *