Ngjarje e Rëndë në Kutalli: Polic i Plagosur nga Personi i Shoqëruar nga Policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të fshatit Kutalli, në bashkinë Dimal, ku një efektiv policie ka mbetur i plagosur me armën e tij të shërbimit nga një person i shoqëruar nga policia.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për 45-vjeçarin Zamir Skënderi, person me precedentë të mëparshëm penalë.

Drejtorisë Vendore të Policisë në Fier i kishte kërkuar Komisariatit të Policisë Kuçovë të dërgonte një patrullë për marrjen dhe transportimin e tij.


- Advertisement -

Gjatë kthimit, në aksin nacional Fier-Dimal, 45-vjeçari ka arritur t’ia marrë armën e shërbimit policit dhe ta qëllojë atë në kofshë.

Pas incidentit, i dyshuari është arrestuar nga dy efektivët e tjerë.

Polici i plagosur është transportuar në Spitalin Rajonal Berat për ndihmën e parë mjekësore, dhe më pas është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Forca të shumta policie janë në vendngjarje për hetimet e rrethanave të ngjarjes.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *