Blerando nga Big Brother VIP 2 Kosova martohet zyrtarisht – FOTOT

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, i ka dhënë fund beqarisë.

Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij Albulena Krasniqi, një sipërmarrëse shqiptare e famshme në Turqi.

Këngëtari shqiptar ka publikuar disa fotografi në Instagram, në mesin e tyre edhe një ku shfaqet kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.


- Advertisement -

Ata tashmë kanë përfunduar ceremonitë, duke treguar se janë zyrtarisht burrë dhe grua. ‘Disa dashuri ruhen në heshtje.

Sot është momenti ynë’, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.

I njëjti për publikun u bë më i njohur me paraqitjen në edicionin e dytë të Big Brother, ku arriti deri në finale.


- Advertisement -