Ish-deputeti i Vetëvendosjes ndalon veturën në qendër të Junikut për të pirë kafe: Shprehet pakënaqësia për mungesën e ndëshkimit

Një qytetar ka raportuar një veprim të ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, që sipas tij ka ndodhur në qendër të Junikut.

Sipas qytetarit, Kraki ka ndalur veturën mes rrugës dhe trotuarit, e më pas ka hyrë në një lokal për të pirë kafe.

Qytetari shpreh pakënaqësi për mënyrën se si, sipas tij, qytetarët e zakonshëm ndëshkohen për shkelje të tilla, ndërsa figurat publike veprojnë pa pasoja.


- Advertisement -

Në redaksinë e Klankosova.tv, qytetari ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

Me po të njëjtën veturë, ish-deputeti Kraki ka edhe fotografi të publikuara në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook./Klankosova.tv


- Advertisement -