Kandidati për deputet, Haxhi Avdyli ka reaguar me një postim ironik ndaj PSD-së, duke thënë se kjo parti po merret vazhdimisht me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për shkak të, siç u shpreh ai, ‘ringritjes’ së saj. ‘Ata po e shohin që ajo (LDK) po bashkohet e po ringritet si asnjëherë më parë’, ka deklaruar Avdyli.
Ai ironizoi edhe madhësinë e PSD-së, duke e quajtur ‘partiçkë me 6 kandidatë e 60 votues’, ndërsa shtoi se ‘sa më i madh sikleti i tyre, aq më i madh do të jetë selameti për LDK-në më 7 qershor’. ‘PSD dikur merrej vetëm me VV, derisa VV doli e para.
Me kë të merren këta, zakonisht ata ngriten në mënyrë eksponenciale siç ndodhi me VV-në.
Tash i ka ardh rradha me u marrë me LDK-në, edhe pse ka shumë shumë vite që LDK ska qenë në pushtet.
Ata po e shohin që ajo po bashkohet e po ringritet si asnjëherë më parë, dhe partiçkën me 6 kandidatë e ka kap njëfarë sikleti.
Edhe pse askush më spo i merret me partinë me 6 kandidatë e 60 votues, tash kanë marrë detyrën ta prezentojnë sikletin e hyqmetit.
Ama sa më madh sikleti i tyre aq më i madh do jetë selameti për LDK-në më 7 qershor’, ka shkruar kandidati për deputet nga lista e LDK-së.
Në fund, Avdyli falënderoi PSD-në në mënyrë sarkastike për ‘mundin’ e saj. ‘Faleminderit PSD, loqka e vogël, për mundin tuaj’.





